Bilanci i infektimeve nga COVID-19 në vendin tonë, asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Mi8nisitria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin nga COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete ndërkohë janë kryer COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 871 testime, 49 qytetarë të infektuar, asnjë  testime nga të cilat 49 qytetetarë kanë rezultuar pozitim me virus.

humbje jete dhe 31 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 871 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 49 qytetarë, në këto bashki:
21 në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Fier, 3 në Patos, Skrapar, 2 në Vlorë, Sarandë, Berat, 1 në Rroskovec, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Gramsh.
Janë 225 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Maj 2022)

Raste të reja ditore          49
Të shëruar në 24 orë       31
Të shtruar në spitale         5
Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 871

 

 

Testime totale               1,816,684
Raste pozitive                  275,534
Raste të shëruara             271,812
Raste Aktive                         225
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            121
Fier                  28
Vlorë               19
Shkodër          14
Elbasan           9
Lezhë               8
Berat                8
Gjirokastër      7
Durrës             5
Korçë               3
Kukës               3/albeu.com

Shtuar 13.05.2022 17:56