Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Instituti për shëndet publik gjatë 24 orëve të kaluara regjistroi 21 raste të reja me Kovid-19, prej 3.358 testimeve të bëra. Prej tyre, 13 janë nga Shkupi, pesë nga Tetova dhe nga një nga Gostivari, Strumica dhe Dibra.

Regjistrohen dy pacientë të shëruar nga Shkupi dhe nuk ka raste të vdekjes. Më së shumti raste aktive ka në Shkup (99), pastaj në Tetovë 83, Gostivar 15, Kumanovë, Ohër dhe Kërçovë nga 13.

Analizat epidemiologjike të numrit të përgjithshëm të të infektuarve dhe rasteve aktive në qytete:

Shkup 68.756, Aktivë 99
Kumanovë 8.890, Aktivë 13
Prilep 8.329, Aktivë 4
Tetovë 7.335, Aktivë 83
Manastir 6.310, Aktivë 4
Veles 5.474, Aktivë 0
Gostivar 5.196, Aktivë 15
Kavadar 5.155, Aktivë 2
Ohër 5.023, Aktivë 13
Shtip 4.962, Aktivë 2
Strumicë 4.126, Aktivë 4
Strugë 2.985, Aktivë 4
Koçan 2.793, Aktivë 1
Kërçovë 2.602, Aktivë 13
Gjevgjeli 2.196, Aktivë 1
Negotinë 2.184, Aktivë 0
Sveti Nikollë 1.525,Aktivë 1
Resnjë 1.234, Aktivë 0
Kriva Pallankë 1.227,Aktivë 0
Radovish 1.162, Aktivë 1
Berovë 1.032, Aktivë 1
Dellçevë 973, Aktivë 0
Dibër 945, Aktivë 4
Vinicë 886, Aktivë 0
Probishtip 789, Aktivë 0
Vallandovë 667, Aktivë 0
Bogdanci 494, Aktivë 0
Krushevë 490, Aktivë 0
Demir Hisar 400, Aktivë 0
Demir Kapija 396, Aktivë 0
Kratovë 377, Aktivë 0
Makedonski Brod 359, Aktivë 0
Pehçevë 269, Aktivë 0
Makedonska Kamenica 249, Aktivë 0
Dojran 132, Aktivë 0

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë arrin në 155.922 prej 930.540 testimeve në Kovid-19. Të shëruar janë 150.170, ndërsa të vdekur 5.487. Gjithsej për momentin janë 265 raste aktive.


Shtuar 18.07.2021 18:10