Bieta Sulo: Pushoni me gjyshërit, ata kujdesen për fëmijët tuaj gjithë vitin

Modreatoja Bieta Sulo po e kalon fundjavën në plazh me familjen e saj. Ajo ka postuar disa foto në Instagram ku shihen edhe gjyshërit e Kroit të Artë dhe shkruan se të gjithë duhet të kalojmë një ditë pushimi me gjyshërit, pasi janë ata që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre.

“Po ndonjë ditë pushimi me mamatë a e keni menduar për këtë verë? Me gjyshërit që kujdesen gjithë vitin për nipërit dhe mbesat e tyre që aq shumë i duan. Kaluan ditët e vështira të izolimit, koha për të dalë e shijuar. E them sa herë, Kroi është me shumë fat që jo vetëm i ka njohur, por edhe ka shijuar kohën me të katër gjyshërit”, shkruan Bieta./albeu.com


Shtuar 19.06.2021 19:55