Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 717 raste të reja me Covid-19 dhe 4 raste të vdekjes. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot, janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015. Në total numri i rasteve aktive është 16.849.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.797.661 doza të vaksinës. Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com