Bien rastet e reja me Covid-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit shënohen dy vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2,243 raste të reja me Covid-19 dhe 2 vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170. Në total numri i rasteve aktive është 19.519.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës. Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com

Shtuar 24.01.2022 15:06