Bie numri i vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 2.183 mostra prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 viktima nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në dhe 2.210 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.


Shtuar 10.05.2021 15:07