Biden dënon ashpër vrasjen e 4 myslimanëve: Jam i zemëruar, këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë (FOTO LAJM)

Katër shtetas mysliman u vranë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Albuquerque.

Ky veprim ka sjellë edhe reagimin e ashpër të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjes, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Sipas tij këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë.

Postimi i Biden:

Jam i zemëruar dhe i trishtuar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave myslimanë në Albuquerque. Ndërkohë që presim një hetim të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe administrata ime qëndron fuqishëm me komunitetin mysliman.

Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë./albeu.com/