Njëri përndiqte bashkëjtuesen dhe tjetri rrihte babain, arrestohen dy të rinjtë në Durrës

Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin A.K., 52 vjeç, banues ne Sukth, Durrës. Ky shtetas në mënyrë të përsëritur ka përndjekur bashkëjetuesen e tij.

Në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, u arrestua në flagrancë shtetasin A.R., 32 vjeç, banues në Jubë, Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u procedua penalisht shtetasi I. G., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin V. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 10:02