Berisha protestë para selisë blu: Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve

Posteri i protestës së 8 janar që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha është bërë publik.

Slogani i protestës është: “Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”.

Në poster thuhet se protesta do të zhvillohet të shtunën, në orën 12:00, para selisë blu.

Kujojmë se Sali Berisha i ka dhënë afat kreut demokrat Lulzim Basha deri më 5 janar për të liruar selinë dhe për të dorëzuar detyrat e kryedemokratit. Në të kundërt, Berisha ka paralajmëruar se do të nxjerrin me forcë.

Basha ka reaguar vetëm një herë në lidhje me këtë ultimatum, dhe është shprehur se “nuk i plas fare”.

Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë, selia blu u fortifikua ndërsa dritaret u “veshën” blu me logon e partisë.


Shtuar 4.01.2022 12:11