Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e njeh më Lulzim Bashën si kryetar të PD-së. Nga selia blu ai ka njoftuar se do të kthehet në seli këto ditë.
I pyetur nga gazetarët se si do e nxjerrë Bashën nga zyra pasi ai nuk e njeh referendumin.
“Ai nuk njeh as veten”, u përgjigj Berisha, duke shtuar se Basha do të rrijë aty i rrethuar.
“I kanë vënë edhe dy kundragaze në zyrë”, shtoi më tej ish-lideri demokrat.
Por si do ta largoni, ai nuk ikën?, ishte pyetja, dhe Berisha tha: “Pse do fillojë grevë urie në zyrë ai. Po le ta provojë”./albeu.com