Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe një herë në rrjetet sociale për protestat që po mbahen në kryeqytet, teksa ka publikuar edhe një video të gazetarit Shpend Gashi.
Në mesazhin e tij, shefi i qeverisë i ka ndarë pjesëmarrësit në dy grupe, duke i përshkruar përmes figurave metaforike që, sipas tij, pasqyrojnë qasjet e ndryshme ndaj protestës.
Të lidhura
None found
“Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën. Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë dhe pisllëk”, shkruan Rama.
Sipas tij, një pjesë e protestuesve synon një shoqëri më të qetë dhe më konstruktive, ndërsa një grup tjetër kërkon tensione dhe përplasje.
“Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, ndërsa dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste do të marrin atë që meritojnë, sorrat dhe korbat”, shprehet më tej kryeministri.
