Berisha pas deklaratës së Palmer: Të paraqesë provën më të vogël

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e DASH për ta shpallur  person non grata nga SHBA.

Berisha tha se vendimi i DASH ka qenë i papritur, teksa thotë se para dy vitesh është folur se do të futej në listën e zezë për shkak se kundërshtonte ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Berisha sfidoi dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer, duke thënë se ai duhet të faktoj me prova akuzat ndaj tij, para se të bëjë deklarata.

A ishte i papritur për ju ky vendim?

“Po, unë e mora vesh, ma dërgoi dikush twitterin e tij. Para dy vitesh ka qenë se këtë do e shpallim në listën e zezë, non grata se unë kundërshtoja ndryshimin e kufijve të Kosovës. Nuk e kam nga burimet amerikane por nga burimet më të larta shqiptare. Për kundërshtimit tim haptaz për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Njerëzisht do i kërkoja Palmer që të paraqes provën më të vogël. Në qoftë se mendon se me deklarata mund të argumentosh atë që mendon është e pamundur.

Shtuar 20.05.2021 21:27