Berisha nuk u ndahet “kërcënimeve” ndaj Bashës: Kush humb zgjedhjet, largohet automatikisht!

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërmend të ndalet në luftën ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ditën e sotme gjatë “foltores” në Shkodër, Berisha paralajmëroi se në PD do të vendoset rregull, në rast humbje zgjedhjesh, kryetari largohet automatikisht nga drejtimi i partisë.

 Sali Berisha: Do vëmë sanksione. Largimin automatik të kryetarit që humbet zgjedhjet e përgjithshme.

Mbajtja e tij me preteksin se s’kemi më të mirë se ky e mbylle derën. Ky është rregulli i artë.

Do të detyrojmë kryetarin që nëse humbet zgjedhjet lokal t’i nënshtrohet votëbesimit. /albeu.com/

 


Shtuar 1.10.2021 19:46