Berisha mbërrin në Kuvendin Kombëtar, salla e pret në këmbë dhe me brohorima (VIDEO)

Ish-kryeministri i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në Kuvendin Kombëtar që ka nisur punimet sot në Pallatin e Kongreseve.

Berisha është pritur në sallë me brohorima dhe të gjithë demokratët janë ngritur në këmbë dhe kanë thirrur një zëri: “Berisha, Berisha”.

Kujtojmë se, 7500 delagatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike janë thirrur këtë të për të votuar Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.

Mes 600 emrave të propozuar në kryesi nga Lulzim Basha, Kuvendi do të përcaktojë me votë 300 anëtarët e rinj të këtij forumi, që do të përzgjedhë më pas edhe Kryesinë re, ndonëse kësaj të fundit ende si ka mbaruar mandati.

Shtuar 17.07.2021 11:29