Berisha i sigurt: Putin nisi luftën e tretë Botërore, paqja mori fund (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se presidenti Putin nisi sot Luftën e Tretë Botërore.

Berisha tha se paqja u prish dhe rendi ndërkombëtar u shpërbë.

Berisha kujton gjithashtu edhe dy luftërat e mëparshme botërore, ku sipas tij, Rusia ka qenë nismëtare së bashku me Adolf Hitlerin.

Në përfundim Berisha tha se Rusia do ta humbë këtë luftë që ka nisur, në mënyrën më tragjike.

Berisha tha gjithashtu se shpreh solidarizimin e tij me popullin Ukrainas.

“Agresionin e hapur kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur, Putin dhe Rusia nisën defacto Luftën e Tretë Botërore. Paqja e vendosur pas luftës së dytë botërore mori fund me këtë agresion. Shtoj këtu se Rusia është defacto vendi që nisi Luftën e Parë botërore. Në Luftën e Dytë Botërore, dihet që diktatori nazist, Hitleri, ishte ai që e nisi luftën, por Rusia u përfshi përmes paktit Ribentrop-Molotov, duke pushtuar Poloninë”, deklaroi Berisha./albeu.com/