Berisha: Basha është i shkarkuar, do të mblidhen forumet

Teksa Lulzim Basha ka thënë në mbledhjen e grupit se nuk do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha than ga Fieri se Basha është i shkarkuar që në momentin që mori vendimin personal dhe theksoi se forumet do të mblidhen.

“Kryetari thotë që unë nuk do lejoj të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Të gjithë ata në 30 vitet  që i kapi frika e forumeve kanë përfunduar keq. Prandaj bëhu burrë, mos ki frikë, mos mendo se mund t’i shkelmosh, more një vendim pa i pyetur, mos luaj me pluralizmin. Kjo parti ka sjellë pluralizmin në Shqipëri. Forumet do mblidhen, Kuvendi i partisë do vendosë që çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që  nuk janë pushteti i tij, që në momentin që shpall vendimin përveç kohës së luftës është i shkarkuar dhe drejtimi i kalon nënkryetarit ose sekretarit të përgjithshëm. E more vendimin për të shpëtuar veten tënde, por nuk je më, do e thotë statuti këtë. Çka bërë zotëria; në fushatë elektorale vazhdonte, do hapim referendumet, ku shikoj unë ka hequr referendumin nga statuti i partisë, atëherë marrim Kuvendin dhe shkojmë në referendum. Duhet të flasë e gjithë anëtarësia jonë këtë herë,” tha Berisha./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 19:34