Gjatë një komunikimi me qytetarët në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai po mundohet të dëmtojë protestën qytetare dhe simbolikën që e shoqëron atë.
Sipas Berishës, Rama “i urren të rinjtë” dhe ka shpallur “algoritmin si bajlozin e zi”, ndërsa në vend që të ndalet te kërkesat e qytetarëve, merret me sulme ndaj blogerëve, influencerëve dhe pjesëmarrësve në protestë. Ai tha gjithashtu se kryeministri ka goditur figura të lidhura me protestën dhe, sipas tij, ka tentuar të njollosë edhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Tahir Sinani, vetëm pse në protestë është shfaqur edhe flamuri i UÇK-së. Kreu i PD-së ironizoi më tej edhe përpjekjen e Ramës për të përdorur simbolin e flamingos, i cili është kthyer në një shenjë identifikuese të protestës.
Të lidhura
None found
Në fund të deklaratës së tij, Berisha i kërkoi kryeministrit të largohet nga detyra dhe të japë dorëheqjen.
“Sulmoi bloger dhe infuencerë, shpalli bajloz të zi algoritmin, merret me njollat e errëta, sulmon personazhe të protestë, apo shpall non grata një zonjë sepse kishte një foto me Ahmadinejad. Ndërkohë kur unë isha kryeministër, ai shkoi dhe udhëtoi drejt Iranit ku bëri foto me Ahmadinejad. Ai arriti që të përbalte një nga heronjtë e UÇK-së, Tahir Sinanin. Donte të përbalte UÇK-në, për fajin e vetëm se në këtë protestë del dhe flamuri i UÇK-së. Njeriu që nga një anë përpiqet që të luftojë protestën, duke i vendosur në bluzën e tij flamengon apo ta vendosë në FB, por ai s’ka të drejtë morale. I them se; mund të stamposh në bluzën tënde Belindën, Agaçin, drogën e kokainën, kurrë flamengon. Herë tjetër i vendos ata në foton kryesore të FB duke besuar se kështu po bëhet më miqësor me ta. Rama, për ta mbyllur, jep dorëheqjen, pasi je armiku i të rinjve shqiptar. Je arrogant, cinik, ti i urren ata dhe kërkon që ata të largohen nga Shqipëria.”, tha ai.
