Benzi me shpejtësi merr përpara 3 automjete në Lushnje, tre persona të lënduar

Nja aksident ku janë përfshirë katër automjete ka ndodhur në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë mbetur të lënduar ditën e sotme, si pasojë e një aksidenti të katërfishtë që u regjistrua te Bishti i Zhurit në Çermë të Lushnjes.

Dyshohet se shkak i aksidentit u bë një automjet tip ‘Benz’ me targa AB 964 EB, që drejtohej nga një grua identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, që po lëvizte me shpejtësi në rrugë, duke marrë përpara 3 automjete të tjera.

Dëmet materiale janë të shumta si pasojë e përplasjes, ndërsa 2 prej personave të plagosur janë dërguar në Spitalin e Lushnjes dhe 1 në Spitalin e Rrogozhinës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Institucionet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 18.08.2021 17:54