Anuloi martesën me aktorin turk? Reagon më në fund moderatorja italiane (FOTO LAJM)

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime se aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, kishte nisur një lidhje të re me gazetaren italiane, Diletta Leotta. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Pas shumë e shumë thashethemeve, Can e konfirmoi më pas vetë lidhjen e shumëpërfolur me gazetaren. Ai postoi një foto me të në Instagram dhe përkrah shkroi.

“Çifti i rrezikshëm”.

Madje disa javë më parë, Can i bëri një propozim për martesë në qiell partneres së tij italiane.

“Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhej në qiell me tullumbace.

Por, s’e dinim a do të realizohej dasma, pasi mes çiftit ka pasur një krizë, siç raportuan mediat turke dhe italiane.

Can Yaman ka mbyllur llogarinë e tij për të mos i dhënë “llogari” fansave. Po ashtu, Diletta është shfaqur së fundmi pa unazën që i ka dhuruar aktori.

Megjithatë, ajo vetë ka treguar se s’ka asgjë për t’u shqetësuar pasi dasma do të bëhet që ç’ke me të. Fakti që Can Yaman është zhdukur nga rrjetet sociale ka qenë thjesht për çështje pune.

“Martesa nuk është anuluar, çfarë ka qarkulluar janë vetëm thashetheme. Historia jonë e dashurisë është e vërtetë dhe unë jam shumë e lumtur. Gjërat po bëhen në kohën e duhur. Can e mbylli Instagramin për arsyet e tij të biznesit”- ka treguar ajo.


Shtuar 22.04.2021 12:55