Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është thirrur të paraqitet në SPAK, ku pritet të komunikohet vendimi për zgjatjen me tre muaj të hetimeve.
Balluku është thirrur për t’u paraqitur të premten e 31 korrikut.
Të lidhura
None found
Paraqitja e Ballukut, lidhet me procedurën ligjore për njoftimin e shtyrjes së afatit hetimor në dosjen ku ajo është nën hetim.
Mësohet se SPAK ka vendosur të zgjasë hetimet edhe për tre muaj, ndërsa vendimi do t’i komunikohet zyrtarisht Ballukut gjatë paraqitjes së saj në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ditën e sotme edhe dy ish vartësve të saj Gentjan Gjylit dhe Erlad Elezit, iu komunikua vendimi për zgjatjen me tre muaj të afateve të hetimit.
