Belind Këlliçi: Ja ndikimi që do të ketë në Shqipëri fitorja e Donald Trump

Drejtuesi politik i Parisë Dedmokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, komenton fitoren e Trump dhe ndikimin e mundshëm që ai mund të ketë në Shqipëri.

Këlliçi lexoi një deklaratë të Trump, duke theksuar se ai do të luftojë Sorosin që në Shqipëri ka një ndikim shumë të madh.

Fitorja e Trump patjetër që do të ketë ndikim edhe në rajon, por edhe në Shqipëri. Fitorja ishte surprizuese dhe tërësisht e pastër. Ka një lloj entuziazmi te mbështetësit e Partisë Demokratike, por ky është një realitet i pamohueshëm me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Vet Donald Trump para 3 ditësh, në një mesazh drejtuar kombit amerikan, tha: Ne do të pastrojmë të gjithë aktorët e korruptuar në aparatin tonë të sigurisë kombëtare dhe të shërbimeve sekrete dhe ka plot.

Departamentet dhe agjencitë që janë përdorur si armë do të ndryshohen plotësisht në mënyrë që burrokratët e pafytyrë të mos jenë më kurrë në gjendje të shenjëstrojnë e persekutojnë konservatorët, të krishterët ose armiqtë politikë të së majtës, gjë që ata po e bëjnë tani në një nivel që askush nuk mund ta besojë që është e mundur. Këtë agjendë e mbështet shoqëria e hapur e Sorosit. Tashmë është fakt që Sorosi është donatori numër një i reformës në drejtësi, i trajnimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe kontributi në drejtësinë e re”, tha Këlliçi per A2CNN.


Shtuar 12.11.2024 07:25