“Bëhen vetëm synetllëqe”, befason Korreshi: Spitali i Lushnjes si aeroport tranzit

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka deklaruar se spitali i Lushnjës shërben vetëm për synetlliqe.

Ndërsa urgjencën e këtij spitali e ka quajtur me ironi si “Aeroport tranzit”.

Komentet ai i bëri përmes një interviste për ABC, ku tha se në këtë spital gjendja është katastrofë.

“Politika më e madhe është bërë me shpopullimin. Lushnja është hambar i Shqipërisë dhe njerëzit janë atje. Njerëzit atje jetojnë. Prodhojnë për të mbajtur frymën gjallë. Unë kam thënë që është kthyer në fshatin më të madh të Fierit sepse nuk ka asnjë lloj shërbimi. Nuk ka asnjë drejtori në nivel qarku. Është një nga tetë bashkitë më të mëdha. 200 mijë banorë janë lënë në mëshirë të fatit. Bëhen dy spitale në Fier dhe në Lushnje nuk bën dot as analizat.

Lushnja ka vuajtur nga talasemia, atje është një bakë gjaku dhe këta të sëmurë kanë nevojë. Në të shumtën e rasteve nuk gjejnë mundësi për të bërë analizat. Duhet ti bëjnë te privati. Është katastrofë çfarë po ndodh në Lushnje. Aty nuk bëhen asnjë lloj operacioni. Aty ndonjë apendesit dhe synetllëk bëhet. Urgjenca është si aeroport tranzit që ose do nisen për Fier ose Tiranë”, tha Korreshi./albeu.com/