“Begaj u prit nga SHBA, pse e akuzoni?” Berisha: Edhe Saja hyri në Shtëpinë e Bardhë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të ashpra mbi kandidaturën e presidentit të ardhshëm, Bajram Begaj.

Berisha është shprehur se Begaj ka firmosur plaçkitjen e mijëra metrave prona në bregdet.

Teksa një gazetare i ka treguar Berishës se Begaj ka qenë i pritur në Uashingtin dhe sipas saj ishte e padrejtë që ai të akuzohej, Berisha mori shembullin e ish-ministrit Saimir Tahiri për ta kundërshtuar.

Sipas Berishës edhe Tahiri u prit në Shtëpinë e Bardhë, por sot është pas hekurave.

“Atë mos e thuaj ti se edhe Saja shkoi në Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Berisha./albeu.com/