Befason Meta: Nano mu lut që të bëhej President

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ish-kryeministri Fatos Nano i është lutur që të bëhej president.

Komentet Meta i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin Open, ku deklaroi se do të angazhohet për të instaluar referendumin.

Ai foli edhe për krijimin e LSI-së duke përmendur edhe një diskutim me ish-kryeministrin e asaj kohe Fatos Nano.

“Angazhimi im është për të instaluar referendumin dhe për të bashkëpunuar me shqiptarët që kanë nxjerrë mësime pas kaq kohësh dhe të kuptojnë se gjëja më e rëndësishme është kushtetuta. Kjo i tejkalon të gjitha.

Nuk e di. Mund të them që edhe kur kam krijuar LSI nuk e kam krijuar se duhet të krijoja një parti. Unë isha në PS dhe Fatos Nano m’u lut që të bëhej ai president. Ma solli marrëveshjen që të bëhej ai president.

Krijova një parti për t’i hequr Shqipërisë një pengesë të madhe për negociatat. U çelën negociatat por nuk u mbyllën. Zgjidhja që u president Moisiu me konsensus solli çeljen e negociatave”, deklaroi Ilir Meta./albeu.com/


Shtuar 9.06.2022 22:16