Bearti pjesë e platformës +18, ish-opinionisti i “Përputhen” zbulon arsyen e ndarjes me Tean (FOTO LAJM)

Pas lidhjes së tyre  që mori gjerësisht vëmendjen e publikut, tashmë ndarja e Teas dhe Beartit po merr sërish të njëjtën vëmendje.

Ish-çifti hoqën fillimisht njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe në rrjet u përhap me shpëjtësi lajmi. Më pas Bearti konfirmoj ndarjen për mediat kosovare.

Më pas nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ku secili mundohet të pasojë fajin.

Ndërkohë që ende po aludohet se cila mund të ketë qenë arsyeja pse dyshja i kanë dhënë fund lidhjes, opinionisti Meridian Ramçaj ka zbuluar diçka që nuk e dinim për Beartin. Ky i fundit ka krijuar një llogari në një faqe për të rritur e quajtur “OnlyFans”. Në këtë platformë njerëzit publikojnë foto provokuese, që nuk mund të postohen në rrjete të tjera sociale dhe të tjerë mund të abonohen aty për të parë imazhet kundrejt një pagese.

“Meqenëse më keni pyetur shumë herë për Tean dhe Beartin se çfarë mendoj…po normale që do ndahen pasi ka punë tjetri. Ama Kosovë-Shqipëri nuk shërbejmë.”- ka shkruar Meridian Ramçaj.

Të ketë qenë kjo arsyeja e ndarjes nuk mund ta themi me siguri, por ky detaj lë vend për dyshime.


Shtuar 27.03.2021 08:42