Batuta në Samitin e Shkupit, Vuçiç-Ramës: Çfarëdo që të thuash, të mbështes 100%

Në Samitin e Shkupit, përveç bisedimeve për “Minishengenin”, ka pasur dhe shkëmbime batuatash mes liderëve të Ballkanit.

Ndërsa po flisnin për lehtësimet që do të sjellë nisma rajonale për heqjen e kufijve, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se çfarëdo që Rama të thoshte, do të ishte 100% dakord me të.

“Unë jam një mbështetës i zjarrtë dhe pasionat i kësaj ideje pasi mendoj se do të ndryshojë peizashin politik dhe ekonomik për ne dhe popujt tanë dhe besoj që gjithkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do ta çojë më tej këtë nismë. Ndjesë që u mora shumë kohë. Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por çfarë do që të thotë, çdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%” tha Vuçiç.

Rama iu përgjigj duke thënë:  “Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë. Por pyetja m’u bë mua, sepse ma merr mendja, që Marko, si një njeri mjaft i aftë për të bërë marrëveshje mes kombeve dhe komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flas për BE-në. Ne do të firmosim sot marrëveshjen për lejet e punës, Serbia dhe Maqedonia kanë një problem, duhet të ndryshojnë ligjet e tyre” tha Rama./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 11:58

Tags: