Bashkëshorti i Elisabeta Lamajt i “pret rrugën” kryeprokurorit Çela: Po neglizhohet dosja

Bashkëshorti i Elisabeta Lamajt, e cila ndërroi jetë gjatë lindjes, ka ndaluar kryeprokurorin Olsian Çelaj gjatë vizitës së tij në Prokurorinë e Fierit.

Bashkëshorti i të ndjerës ka kërkuar ndihmën e kryeprokurorit Çelaj mbi zbardhjen e rrethanave të vdekjes, duke pretenduar se hetuesit e kanë neglizhuar.

Qytetari: Të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje, askush nuk më ka thirrur. Kërkoj ndihmën tuaj. Jam bashkëshorti i Elisabeta Lamajt që ka ndërruar jetë në spital në datën 10 prill. Mjekët janë në punë, askush nuk më ka pyetur nga prokuroria, të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje. Deri sot kam bërë kërkesë të hënën e parë për të bërë takim me prokurorin askush nuk më ka thirrur.

 

Shtuar 17.05.2021 14:35