Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, shpalli sot kandidaturën për zgjedhjet Presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara.
“Unë jam Nikki Haley dhe do të kandidoj për presidente”.
Me këto fjalë, Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ambasadore e OKB-së në kohën e Trumpi, njoftoi kandidaturën e saj për në Shtëpinë e Bardhë në një video të postuar në Twitter mëngjesin e sotëm.
Pas largimit nga detyra, ajo u përfol si një kandidate mundshme e republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, shkruan Washington Post
Haley refuzoi të sfidonte në atë kohë Donald Trump, por duket se situate tashmë ka ndryshuar, çka pranohet edhe nga vetë ish-guvernatorja.
51-vjeçarja është e martuar me një biznesmen me origjinë shqiptare. Gjatë kohës që shërbente në Nju Jork, Nikki
Haley zuri hapësirë kryesore në mediat shqiptare, pasi në një takim me biznesmenë shqiptarë deklaroi se bashkëshorti i saj ishte me origjinë nga Shqipëria.
Ajo u angazhua publikisht edhe për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën nga shtetet anëtare të OKB-së./albeu.com/