Humori, ironia dhe referencat nga memet që qarkullojnë në rrjetet sociale janë kthyer në një prej shenjave më të dallueshme të protestave, teksa përmes pankartave protestuesit përcjellin mesazhet e tyre.
Në prag të nisjes së protestës së 32-të, disa prej sloganeve që spikatën dhe tërhoqën vëmendje ishin:
Të lidhura
None found
“Dita e 32-të, qytetarët janë ende këtu.”
“Kryeministri poston, populli proteston, përgjegjësia mungon.”
“32 ditë, mesazhi i qartë. Vetëm Rama ‘po përpiqet’ ta kuptojë.”
“Rama n’burg, Belinda n’burg.”
“O Ramzi, protesta nuk matet me dron apo telefon, por me zërin e qytetarëve.”
“32 ditë, drejtësia e shtyrë, demokracia e mohuar.”
“Nuk e blen dot heshtjen tonë me 5 mijë lekë për pensionistët.”
“Zëri i popullit nuk burgoset.”
“Ku Ramës i mbaron argumenti, nis fyerja”.
