Basha tha se ka viktima në Shqipëri pas vaksinimit, shpërthen Rama: O Gjino!

Prej 10 ditësh në Shqipëri vazhdon vaksinimi masiv i qytetarëve të ndarë në kategori.  Gjatë një takimi në Kolonjë ku kryeministri Rama ka prezantuar skuadrën e tij për zgjedhjet e 25 Prillit, Rama ka sulmuar opozitën më në krye Bashën.

“Del Gjino dhe flet për viktima, se normal i ka thënë ai, po ti pse nuk flet për këto…”- tha Rama duke sulmuar Bashën.

Edi Rama: Turp, s’ka më turp. Të dalësh të flasësh dhe tu kthehesh njerëzve që kanë qenë në antkh për ato vaksina. Del Gjino dhe flet për viktima, se normal i ka thënë ai, po ti pse nuk flet për këto.

Vjen tërmeti këta bëhen me tërmetin, vjen virusi këta bëhen me virusin. Si nuk u bënë njëherë me Shqipërinë këta.

Të paktën të mos shpifin. Vaksina merrka jetë, vaksina shpëton jetë dhe shyqyr më në fund të moshuarit dalin nga shtëpitë dhe takojnë fëmijët e tyre pa pasur frikën se mund të infektohen. Dhe tani del Sali, gogoli digjital dhe flet për vdekje.

Rikujtojmë se mbrëmjen e kaluar gjatë një interviste në media, Basha deklaroi se ka informacione për një numër vdekjesh pas vaksinimit në një qendër në Tiranë.

 


Shtuar 6.04.2021 05:04