Basha takon kandidatet për deputete: Të mbajmë premtimet një për një

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur një takim gjatë paradites së sotme në Elbasan me kandidatet për deputete dhe gra të tjerra përfaqësuese të qytetit. Basha tha se ata që duan të na ndalin, janë një pakicë absolute njerëzish që na kanë mbajtur në vendnumëro, na kanë mbajtur në këtë dimër të gjatë 8-vjeçar. Ai theksoi se kur gruaja është e fortë, Shqipëria është e fortë.

“Ju falënderoj për mikpritjen në një ditë të veçantë, kur normalisht edhe familja kërkon kohën e vet, sepse është ditë feste për Elbasanin në veçanti dhe për të gjithë Shqipërinë. Nuk ka në shpirtin tim përveçse gëzim në një ditë të tillë sepse me ndonjë përjashtim të rrallë për arsye të mëdha, jam gjendur gjithmonë në zemrën e kësaj feste që është Elbasani. Dhe kështu ndodhem edhe sot. Dhe nuk ka gjë më të bukur në sytë e njerëzve gëzimin dhe shpresën që përçon kjo ditë. Shpresën që dimri po merr fund, vera do të vij, e keqja, e zeza do të marrë fund dhe e mira do të vijë. Ky proces ripërtëritjeje i shpresës i përvitshëm, ka një domethënie të veçantë këtë vit. Nuk bëhet fjalë për një dimër dosido, bëhet fjalë për një dimër 8-vjeçaë që e ka ndjerë më shumë nga të gjithë zonjat, gratë dhe vajzat shqiptare. Ndaj jam sot në mesin tuaj, së pari për t’ju thënë që e kam ndjerë dhe e kam prekur thirrjen për këtë ndryshim që simbolizon Dita e Verës. Ndryshimin që simbolizon festa e luleve, siç i thonë në shumë vende kësaj dite.

Lulja që simbolizon mposhtjen, thyerjen e dimrit nga pranvera. Dhe bashkimin më të madh të shqiptarëve për ta bërë këtë të mundur. Sepse në fakt, ndryshimi do të jetë dhe do të vijë për të gjithë shqiptarët! Ata që duan të na ndalin, janë një pakicë absolute njerëzish që na kanë mbajtur në vendnumëro, na kanë mbajtur në këtë dimër të gjatë 8-vjeçar. Gjëja më e veçantë e kësaj ndjesie që pret kudo, është shpresa që rrëzëllen nga gratë dhe rinia shqiptare. Sepse e di që sa herë që vjen përmes tyre, është garancia se e keqja do të mposhtet dhe se bashkimi i shqiptarëve do të jetë më i madhi i mundshëm më 25 prill. Kur gruaja është e fortë, Shqipëria është e fortë! Kur gruaja është e vendosur për ndryshim, asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. E shoh tek gruaja shqiptare, tek rinia shqiptare një dëshirë të papërmbajtur për ndryshim”, deklaroi Basha.

Ai tha më tej se “është detyra jonë të bëjmë gjithçka që zotimet, angazhimet me të cilat do t’i japin formë këtij ndryshimi, t’i mbajmë një më një”

 

 

Shtuar 14.03.2021 04:03