Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka ironizuar atë që ai e quajti ekskursion të shtrenjtë në Greqi të administratës shtetërore.
Basha thotë se kryeministri po mundohet të fshehë me gjethe fiku, korrupsionin dhe premtimet e pambajtura, duke luajtur kartën e nacionalizmit shterp.
“Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit. Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë”, shkruan Basha.