Kreu i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Radari Informativ” në ABC ka folur për situatën politike brenda partisë së krijuar pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.
Basha tha se ai ka qenë një nga vendimet e tij më të vështira, por i drejtë.
“Nëse i referoheni vendimit të DASH, qëndrimi im mbetet i njëjtë dhe nuk duhet askush nga demokratët ta komentojë. Sesi jemi ndjejë e kemi bërë të qartë. Vendimi është marrë pas një serie ngjarjesh dhe njihen qëndrimet e SHBA pas shpalljes së Berishës “non grata” dhe pozitës që u vendos PD. Ajo që kam thënë është formuluar me kujdesin maksimal, bindja ime, interesi as i Berishës dhe as Bashës nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe dua ta them, interesat e PD-së që është alternativa e vetme e këtij pushteti të korruptuar.
Bindja im në lidhje me vendimin që kam marrë është që kam marrë vendimin më të vështirë por vendimin më të drejtë. Do të ishte më e lehtë të merrja vendime të tjera, por do të shkonin në dëm të PD-së dhe demokratëve dhe do të ishin më rënduese për Berishën” tha Basha./albeu.com