Basha njoftoi ndërkombëtarët për protestën, Berisha: Do t’i bëjë për të qeshur

Kreu i PD Lulzim Basha ka njoftuar ndërkombëtarët për zhvillimet e fundit në PD. I ftuar në “Radarin Informativ” në Abc ish-kryeministri Sali Berisha tha se Basha do t’i bëjë për të qeshur ndërkombëtarët me rapiortimin për protestën dhe për përjashtimin e tij nga partia. Ai paralajmëroi se të njëjtën gjë është duke bërë edhe Komisioni i Rithemelimit, i cili siç theksoi ish-kryeministri është duke përgatitur një raport mbi atë se çfarë ka ndodhur më 8 janar.

“Ne po përdorim të gjitha kontaktet. Do t’i bëjë me qesh Basha kur tu lajmërojë përjashtimin tim dhe protestën, do ti bëjë me qesh. Pa diskutim edhe ne kemi informuar dhe do të informojmë. Shumë prejt tyre lëshuan vlerësime objektive u bënë thirrje palëve të vetëpërmbahen dhe kjo ishte deklarata e Be, e ambasadorit italian e gjerman… etj

Kur të shofin të gjithë këtë baterdi që u bë atë ditë, do bëj dhe unë raportim. Do i lajmërojmë zyrtarisht, ne jemi një institucion, Komisionit të Rithemelimit që komunikon me përfaqësues të vendeve mike dhe partive simotra”.

Berisha tha se mbështetja që i bëhet Bashës është goditje ndaj pluralizmit në Shqipëri.

“Komunikimi ynë s’ka qëllim mbështetjen por informimin, sepse një protestë pavarësisht se këtu ndodhin çudira mbështetja që i jepet Bashës është goditeje hapur ndaj pluralizmit politik në Shqipëri dhe unë e them këtu s’është vetëm ndaj pluralizmit por ndaj të gjithë gjeneratës së re të politikanëve shqiptarë.

Sepse Lulzim Brava doli në krye të opozitës dhe po e mbyll mbas 8 vitesh në mënyrën më të turpshme i rrethuar nga bandat dhe banditë në mes të tiranës por që është akt kriminal për të cilin duhet të hetohet”, shtoi Berisha./abcnews.al


Shtuar 11.01.2022 19:44