Basha me deklarata të forta: Në këtë Kuvend ka kriminelë

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka folur ashpër duke thënë se në sallën e Kuvendit ka deputetë që janë kriminelë.

“Pirgu i letrave që na keni vënë përpara, ky është një bllok bosh, kodi i sjelljes së deputet. Që është një harxhim i parave. Sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një koperturë që ju doni të hidhni mbi një Kuvend që ka një problem që ka ekzistuar edhe para 2013, por ka marrë dimensione botërore pas 2013. Në këtë Kuvend tani që po flasim ka kriminelë, që janë në kartelat e FBI, DEA-s, kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedelë të organizatave kriminale, të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale.

Këtu mbrapa ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda dhe gjuhën më të ulët që njeh fjalori në veçanti ndaj zonjave tash e tetë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë. Nëse do kishte një proporcionitet, e para që s’mund të ikni ju dhe të na bëni morale për kodin e sjelljes të bëni vettingun në politikë. Pastroni sallën këtu,” u shpreh Basha./albeu.com


Shtuar 16.11.2021 10:57