Perisiç nuk do të rinovojë me Interin, nëse ka oferta largohet që në janar

Sipas “GazzettadelloSport”, Perisiç nuk do të rinovojë me klbuin zikaltër.

Rrugëtimi i tyre do të mbyllet këtë sezon dhe Perisiç do t’i japë përshëndetjen e fundit klubit italian. Kroatit i skadon kontrata në qershor të vitit 2022 dhe Inter shpreson të vijnë oferta për të në merkaton e janarit.

Nëse Inter nuk arrin ta shesë në merkaton e dimrit, Perisiç do të largohej me parametra zero dhe preferenca e tij është kalimi në një klub gjerman të Bundesligës. Marotta nuk dëshiron që lojtari anësor të largohet falas në fund të sezonit kështu që pritet të ofrojë kroatin tek ndonjë klub në janar./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2021 11:03

Tags: ,