Kryedemkokrati Lulzim Basha gjatë vizitës në Malësinë e Madhe nuk ngurroi as të përmendte çështjen “Becchetti”, sipërmarrësit italian të cilit Shqipëria duhet t’i paguajë një dëmshpërblim prej 110 milionë euro.
Sipas Bashës, kjo ndodhi për shkak të qëndrimeve kritike të televizionit ndaj qeverisë. Ai paralajmëroi se transparenca e plotë e vendimit do të tregojë përse u veprua kështu dhe kush janë aktorët që kanë përfituar.
“Për të favorizuar veten e tyre, propagandën e tyre, apo mjetet e propagandës së tyre, mbyllën një televizion dhe tani Shqipërisë i duhen të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim Becchetti-t. Për tekat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. 110 milionë euro, është dyfishi i asaj që prodhoni ju në vit. Pse ndodhi, sepse ai televizion ishte kritik me qeverinë, dhe e dyta sepse mjetet e propagandës qeveritare…Do dalin, transparenca e plotë e vendimit do e tregojë pse kemi mbërritur në këtë pikë, pse u veprua kështu, dhe kush janë aktorët që kanë përfituar. Pse e marr si shembull, se e njëjta gjë ndodh në çdo sektor”, tha Basha.