Bardhi-Xhaçkës: Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës? Nga drejtësia fshihen vetëm kriminelë

Kreu i grupit parlamentar të Partise Demokratike, Gazmend Bardhi, pas fjalës së mbajtur në Kuvend nga Olta Xhaçka,  u shpreh se ajo duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, e të mos fshihet pas kryeministrit Rama.

Gazment Bardhi:Akuzat i ngriti SPAK jo opozita. nuk duhet të ishte deputete. Nuk ka asnjë pretendim që nuk është konfirmuar nga prokuroria. 11 mijë metra pronë publike u grabitën me letra të falsifikuara. Për 5 ditë i kaluan në pronësi bashkëshortit të zonjës.

Nëse zonja pretendon që gjithçka që tha opozita, pse u lidh pas pantallonave të Ramës dhe nuk shkon në GJK? Ne kërkojmë që të shqyrtohet nga drejtësia. Nga drejtësia fshihen kriminelët dhe hajdutët”.


Shtuar 11.04.2024 13:04