Barcelona nuk zhgënjen dhe mposht Celta Vigon (VIDEO)

Barcelona, edhe pse siguroi pjesëmarrjen në Champions League, nuk e ka ulur ritmin. Katalanasit duan ta mbyllin kampionatin në vendin e dytë dhe pas fitores së sotme kundër Celta Vigo me rezultatin 3-1 është pranë.

Djemtë e drejtuar nga Xavi Hernandez ia dolën që të shënojnë dy gola që në pjesën e parë. Pas gjysmë ore lojë ishte Dembele ai që asistoi dhe Memphis Depay nuk fali dhe kaloi Barcelonën në epërsi.

Katalanasit në fundin e pjesës së dytë arritën të shënojnë sërish, këtë herë me Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni nuk u ndal me kaq, pasi tre minuta nga nisja e pjesës së dytë shënoi edhe golin e tretë.

Celta Vigo nuk është se u dorëzua, madje u zgjua dhe dy minuta më pas shënoi edhe gol me Iago Aspas. Në minutën e 58-të Murillo u ndëshkua me të kuq dhe për vendasit ndeshja u bë më e vështirë, por të paktën humbja e tyre nuk u thellua më shumë./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.05.2022 23:41