Qytetarët e Rrogozhinës protestuan sot ndaj ndryshimeve të propozuara për ndarjen territoriale, duke kundërshtuar që Bashkia Rrogozhinë të bashkohet me Bashkinë e Kavajës. Ata kërkuan rishikimin e këtij vendimi.
Duke mbajtur pankarta, pjesëmarrësit i kërkuan qeverisë të tërheqë ligjin për ndarjen territoriale dhe të dëgjojë vullnetin e komunitetit.
Të lidhura
None found
Banorët argumentojnë se historia, identiteti dhe kapacitetet e Rrogozhinës e mundësojnë funksionimin e saj si njësi administrative e veçantë. Ata paralajmëruan se reagimet do të vazhdojnë derisa institucionet t’u japin një përgjigje.
