Partia Demokratike ka reaguar pas bastisjes së lokalit në Lezhë gjatë ditës së djeshme nga një grup i armatosur.
Reagimi ka ardhur përmes deputetit Ervin Salianji, i cili është shprehur se ky lloj modeli po përhapet në gjithë vendin.
Reagimi i Ervin Salianjit:
Ndërkohë Shqipëria nuk po gjen qetësi nga ngarjet kriminale Rama dhe qeveria e tij është gjunjëzuar para krimit!
Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorrit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rasrin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat!
Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorrit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshem i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me banndat detyrohet dhe të behet zedhenes i tyre./albeu.com/