Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu u shpreh se Njësoj si në SHBA, do të çlirojmë Shqipërinë nga pushteti Sorosist.
Fjala e Balliut:
Narkoshteti i Ramës u gjunjëzua përballë fuqisë së qyetarëve të Kavajës dhe tani narkoqeveria Rama – Soros do të gjunjëzohet përballë gjithë Shqipërisë.
Këtu qyteti është i pastër, koshat e plehrave janë të pastra, ndërsa Tirana është e mbytur nga llumi, sepse në Kavajë ka një kryetar Fisnik ndërsa në Tiranë ka një kryetar hajdut.
Sot i deleguari Salianji që korri fitoren me ju është në qeli sepse ai fitoi këtu bashkë me ju.
Sot Ilir Meta, Presidenti i Republikës, ish Kryeministri dhe kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare është arrestuar sepse ai kërcënon interesat e Edi Ramës
Sot Lideri i opozitës Profesor Doktor Sali Berisha është nën arrest sepse ai është kërcënimi numër 1 i pushtetit të Edi Ramës.
Por njësoj si në SHBA, siç i hoqi Trump Dumanët e Sorosit në Amerikë ashtu do të largojmë Dumanët e Sorosit në Shqipëri.