PERDITESUAR – Komisariati i Lushnjes, vijon hetimet intensive në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një biznes privat u përfshi nga zjarri pas shpërthimit të bombulës së oskigjenit, me pasojë vdekjen dy prsonave, Roland dhe Elidon Hoxha babë e bir dhe plagosjen e shtatë të tjerëve, në mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela.
Sipas burimeve, deri në këto momente po hetohet për tre vepra penale, shkelje e rregullave te mbrojtjes në punë, shkelje të lejes pasi subjekti ka dalë nga konturat e lejes, si dhe shkatërrim pronë nga pakujdesia.
Të lidhura
Ende nuk ka akuza të ngritura zyrtarisht, pasi vijojnë hetimet.
Nëse do të ketë zyrtarisht akuza për deputetin Çela atëherë dosja do t’i kalojë SPAK-ut, si organ kompent për hetimin e deputetëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, 1 Mars. Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, humbën jetën pas plagëve të marra.





