Autoritetet shëndetësore në Gjermani paralajmërojnë një shpërthim të koronavirusirt në zonat e prekura nga përmbytjet vdekjeprurëse.
Qeveria e shtetit po përgatit një fushatë të veçantë vaksinimi në zonat e prekura, ndërsa shumica e anëtarëve të ekipeve të shpëtimit janë vaksinuar plotësisht.
Prandaj, Ministria e Shëndetësisë e Nordrhein-Ëestfalen paralajmëroi në një njoftim për një “rritje të rrezikut të përhapjes së Covid-19 për shkak të akomodimit të shumë njerëzve në strehimoret e urgjencës” dhe rekomandoi përdorimin e maskave, testeve të shpeshta dhe higjienës së mirë.
Objekte mjekësore janë ngritur gjithashtu në shumë prej strehëzave, pasi shumë klinika private janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë nga përmbytjet./albeu.com