Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Porodinë në Korçë, ku një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi humbi kontrollin.
Shoferi është dërguar me urgjencë në spital dhe, fatmirësisht, gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në këtë aksident, ndërsa forcat e policisë janë në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.