Përmes një postimi në llogarinë personale “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar për sulmin ndaj Donald Trump.
Meta e ka dënuar me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump ditën e djeshme në Pensilvani.
Gjithashtu, Meta shkruan se së është në solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uron sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme, për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!
Meta: “Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme.
U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.
Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan“, shkruan Meta.