Pak orë nga atentati mafioz në Vlorë, ku mbetën të vrarë dy persona, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, policia ka shoqëruar deri më tani 8 persona.
Ajo çfarë dyshohet deri më tani është një vrasje me pagesë.
Autorët e atentatit kanë qenë tre, ndërsa dy kanë gjuajtur me breshëri kallashnikovi në drejtim të viktimave dhe një tjetër ka drejtuar automjetin.
Pak minuta pas atentatit makina tip “BMË” me targa italiane e vjedhur në Durrës është gjetur e djegur në fshatin Frakull, ku u gjetën po ashtu edhe 3 armë zjarri automatikë.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po kreh zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com