EMRAT/ Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë

Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur sërish ditën e sotme në vendin tonë. Dy viktima janë regjistruar në atentatin i cili ndodhi pak minuta më parë në mbikalimin e Panajes në Vlorë.

Makina tip “Benz” e viktimave është qëlluar me breshëri automatiku nga një automjet tip “BMW” me targa italiane që ecte parallel me ta.

Dy viktimat janë identifikuar si Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Ndërkohë makina e autorëve u gjet pak minuta më vonë e djegur në fshatin Frakull, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorëve. /albeu.com


Shtuar 18.08.2022 11:12