Atentat ndaj djalit të Spartak Brahos: 2 persona me kallashnikov e prisnin tek hyrja e pallatit

Sipas një denoncimi të mbërritur nga një qytetar në adresë të ish-kryeministrit, Sali Berisha, me datë 18 Gusht në qytetin bregdetar të Durrësit është bërë një tentativë për vrasjen e djelit të deputetit socialist, Spartak Braho.

Sipas statusit të Berishës, qytetari shprehet se 2 persona me kallashnikov e prisnin tek hyrja e pallatit ndërsa shton se Policia blindoi zonën por atentatorët u arratisën.

“Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje”, thuhet në denoncim ndërsa shton se që prej asaj dite djali i deputetit ruhet nga forcat e rendit ndërsa thekson se policia e mban të fhshtë ngjarjen.

Postimi i plotë i Berishës:

Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos

Policia fsheh ngjarjen!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha .Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje.Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!


Shtuar 27.08.2019 22:12