Asnjë vdekje sot në Kosovë, bien rastet e reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje me Covid-19, ndërsa raste të reja janë regjistruar vetëm 5.

Ministria e Shëndetësisë bën gjithashtu me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 94 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.578 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2250 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 104.894, ndërsa janë 345 raste aktive./albeu.com


Shtuar 14.06.2021 15:13